Banoret e Hidrovorit President ndaj nesh po behet genocid

Banoret e Hidrovorit kane nisur nje leter te hapur lidhur me ate qe po ndodh ne zonen qe ata banojne. Ata shprehen kunder arrestimeve neper shkolla te femijeve te tyre teksa thone se ndaj fshatit te tyre po behet nje genocid.
Ne Shoqata Beselidhja e Hidrovorit Sukth Durres ndjehemi te kercenuar nga vendimet arbitrare te Qeverise per te na shperngulur me force dhe Policise se Shtetit qe kryen arrestime dhe terror te vazhdueshem mbi ne. Banoret e Hidrovorit kane zbritur nga zonat me te varfra te Veriut te Shqiperise.
Me lejen dhe dijenine e gjithe qeverive qe kane ardhur e ikur ne keto njezet vjet jane sistemuar me perpjekjet dhe shpenzimet e tyre. do ligjvenes i cdo krahu politik i Shqiperise ua ka uruar shtepite e ndertuara. Si ne te gjithe Shqiperine edhe zona jone eshte ne Proces Legalizimi te cilin e ka vendosur Qeveria dhe miratuar Parlamenti Shqiptar. Ne kohen kur keta banore prisnin zbatimin e ligjit u perballen me forcen dhe arbitraritetin e shtetit.
shte e njohur ngjarja e 1 korrikut 2010 kur populli demokrat i Hidrovorit i tha ndal................. renit te korrupsionit te tokave ne kufijte e fshatit te tyre. Pas disa arrestimeve dhe deklaratave mediatike u vendos nje qetesi e ndere.
Ne dy muaj qe pasuan u kerkua prej nesh dialog qe te sqaroheshin shkaqet e dhunes se ushtruar mbi ne lirimin e te burgosurve per kete ngjarje dhe te sigurohej zbatimi i Ligjit mbi Legalizimet i cili eshte ende ne fuqi. Kjo nuk eshte nje ceshtje partish politike por kufi jeta a vdekje per ne.
Me 14 korrik 2009 KRrKTRSh ka vendosur qe mbi 43 ha te Hidrovorit ti jape per resurs nuk e dime saktesisht se cilit dhe ne zbatim te ketij vendimi Policia Ndertimore e Shqiperise ka sjelle 153 vendime prishje banesash shumica e te cilave ishin dhe vazhdojne te jene ne procesin e rregullt te legalizimit.
Per zbatimin e ketij vendimi u gjakosen dhe u burgosen banoret e kesaj zone me 1 korrik. Deri ne shtator ne besonim se Kryeministri nuk ishte ne dijeni sesi ishte realisht situata ne Hidrovor.
Por vendimi i dates 3 shtator 2010 i KRrKTRSh e thelloi te keqen e per rrjedhoje edhe konfliktin me ne duke dhene edhe 100.8 ha te tjere per resurs. Ky vendim shton edhe disa qindra familje te tjera qe duhet te shperngulen. Kjo shperngulje masive qe po pergatitet dhe bie mbi ne nuk ka emer tjeter vec gjenocid.
Gjate pergatitjes se kesaj katastrofe per jeten dhe familjet tona u arrestuan edhe dy persona te tjere njeri prej te cileve eshte nxenes dhe u arrestua nga policia ne mjediset e shkolles se mesme ku vazhdonte mesimet.
Plani i Qeverise eshte i qarte me dhune e me terror duan te na trembin e te na hedhin ne gremine si te mos ishim qytetare te ketij vendi.
Durimin perpjekjet dhe gjakftohtesine tone ajo e mori si dobesi. Por ka gabuar Ne i njohim te drejtat tona te bazuara ne Kushtetute e ne ligj dhe nuk lejojme asnje force shteterore apo mafioze te na i shkele ato.
Zoti President
shte detyra juaj te na mbroni nga dhuna dhe gjenocidi. Ndaloni arrestimet dhe sa me pare te filloje zbatimi i Ligjit per Legalizimet duke i keputur hallkat abuzimeve dhe arbitrariteteve pushtetare.
Po keshtu u kerkojme mbeshtetje ambasadave qe monitorojne vendin tone.
Ne jemi ne situate terrori dhe arrestimesh. Nuk do te dalim dot nga fshati se na arrestojne. Dhjetera fletarrestime jane plotesuar dhe pritet zbatimi i tyre. Nuk do te dergojme femijet ne shkolla se i presin qelite e burgut.
Gjithe fshati llogaritur i burgosur sepse qellimi yne nuk ndryshon aspak me te qellimin e atyre qe sot jane ne qelite e burgut sepse mbrojtja e jetes dhe e shtepive tona aktualisht nga shteti konsiderohet krim.
Ne keto kushte ne deklarojme Larg Duart nga shtepite tona Larg duart nga djemte tane Lironi ata qe kane burgosur per kete ngjarje. Ne jemi paqesore. Ndaloni sot ngjarjet e renda qe jane planifikuar kunder nesh Neser do te jete vone...