E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Berisha takon sot Ilir Metën

Share

Procesi për përzgjedhjen e emrit të ri për postin e Presidentit të Republikës në kampin e djathte nis sot me një takim të dy aleatëve Berisha- Meta. Ndonëse marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë më ato të mëparshmet, kryeministri Berisha dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, do të përpiqen sot të dalin me një kandidature te përbashkët për kreun e ri të shtetit, raporton Vizion Plus. Takimi sikurse është bërë e ditur do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kryesia e Partisë Demokratike mandatoi mbrëmë liderin e saj, Sali Berisha si kryetar të negociatave me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit, ndërkohë që në këtë grup janë dhe dy anëtarët e tjerë të kryesisë, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›