E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tonin Harapi dhe Thoma Simaku notat e nje takimi

12/11/2010Dy nga figurat me te njohura te muzikes shqiptare kompozitoret Tonin Harapi dhe Thoma Simaku kane qene ne qender te nje aktiviteti te mbajtur dje ne sallen Tefta Tashko Koco te Ministrise se Kultures. Nje bashkebisedimi akademik mes artistesh eshte kombinuar me koncert instrumental Beyond the notes Pertej notave te kompozitoreve Harapi dhe Simaku.

Sipas organizatoreve ky bashkebisedim eshte nje histori shkembimesh mes profesorit e studentit tradites dhe modernes zhvillimeve kombetare e rrugeve evropiane te muzikes shqiptare dhe ka per qellim te evidentoje arritjet e qendrueshme te muzikes profesioniste shqiptare ne nivelet e saj te vazhdimesise dhe te te krahasimeve zhvilluese historike.

Nen drejtimin e prof. dr. Fatmir Hysit pjesemarresit ne panelin teorik te veprimtarise si prof. dr. Vasil Tole Akademik prof. as. Roland Cene dhe znj. Mikaela Minga me Master ne muzikologji trajtuan gjeresisht aspekte te rendesishme te historise me te re te muzikes shqiptare. Ne nje kuader te tille permes trajtimeve te tyre shkencore ata sollen ne fokus figurat e shquara te kompozitoreve Tonin Harapi e Thoma Simaku duke qartesuar e theksuar individualitetin krijues te secilit traditen e re profesioniste te muzikes shqiptare dhe perfshirjen e saj ne rrjedhat e gjithe kultures se sotme evropiane.

Kjo veprimtari eshte nje perpjekje e rendesishme per te hedhur hapat te metejshme ne kerkimet mbi historine e muzikes shqiptare mbi vlera ende te fshehura ose nganjehere edhe te neperkembura te saj mbi dokumente autentike dhe tinguj te drejtperdrejte muzikore te interpretuar me mjeshteri nga artistet pjesemarres verejten ata.

Instrumentistet prof. as. Pjeter Guralumi ne violoncel prof. as. Rudina Ciko ne piano dhe prof. as. Arben Llozi ne viole krijuan nje korpus te vecante muzikor ku cdo note eshte e lidhur drejtpersedrejti me frymen evropiane te kompozitoreve te permendur dhe ku demonstrohen qartesisht vlerat bashkekohore e shpesh edhe popullore te veprave te luajtura prej tyre.

Se bashku me diskutimet e mbajtura ne bashkebisedim edhe veprat si tema me variacione per piano Delja Rude e kompozitorit Tonin Harapi Miniaturat per violoncel e piano si dhe premiera shqiptare e Soliloqui per viole sollen atmosferen e kthjellet te nje takimi te vecante qe respekton traditen e re e te vjeter te muzikes shqiptare dhe hapat e saj drejt nje te ardhmeje evropiane.

Veprimtaria ku moren pjese shume artiste te njohur pedagoge e studente te Akademise se Arteve dhe dashamires te shumte te muzikes profesioniste eshte e para ne radhen e aktiviteteve te parashikuara te zhvillohen me kete teme. Dyshja e kompozitoreve te permendur do te pasohet me te tjere dhe ne cdo rast do te kerkohet te evidentohen qartesisht vlerat evropiane te nje kulture qe megjithese relativisht e re e ka te pakthyeshem orientimin e saj drejt Evropes se qyteteruar dhe iniciativave te saj muzikore. Keto aktivitete mbeshteten nga MTKRS Akademia e Arteve dhe Programi Zviceran i Kultures SCP.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›