Dy shqiptarë plagosin me thikë një serb

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shqiptarë si të dyshuar se kanë goditur me thikë një serb në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se incidenti i ka "rritur tensionet " në këtë qytet. Ai njoftoi se serbët lokalë janë tubuar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë gjuajtur me gurë në drejtim të shtëpive shqiptare.Shtetasi serb është dërguar menjëheerë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Policia nuk ka bërë me dije as emrat e të arrestuarëve dhe as të të plagosurit për arsye hetimi. Forcat e policisë po merren me zbardhjen e çështjes.