Dy shtete shqiptare në Ballkan, fitore e madhe
PRISHTINË- Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare ka shprehur besimin se në të ardhmen raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë të mira.
Në një intervistë të dhënë për Radio Kosovën (RTK), Kadare ka deklaruar se procesi i pajtimit duhet të bazohet në vendosjen e drejtësisë.
Sipas tij, krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan ishte një fitore e jashtëzakonshme për shqiptarët.