E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri viziton fabrikën e re të prodhimit të këpucëve në Fushë-Arrëz

26-04-2011 / Gazeta 55

Gjatë vizitës në qytetin e Fushë Arrëzit kryeministri Berisha është ndalur të vizitojë një fabrikë të re të prodhimit të këpucëve të kompanisë Bertoni, që eksporton këto produkte prej 20 vitesh në Itali.
Fabrika, me më shumë se 30 punonjës, është e dyta e kësaj kompanie që hapet në këtë qytet pas fabrikës që ndodhet në qytetin e Pukës.
Duke e falënderuar menaxherin e kësaj kompanie Paulin Radovani për punën e bërë, kryeministri u shpreh se hapja e kësaj fabrike si dhe zgjerimi i saj më vonë me angazhimin direkt  të Kryetarit të Bashkisë me të gjitha lehtësirat dhe infrastrukturat e domosdoshme, është një zhvillim shumë pozitiv për  Fushë- Arrëzin.
Duke i uruar atyre punë të mbarë e suksese të mëtejshme në aktivitetin e tyre, kryeministri theksoi se qeveria do të vazhdojë politikat e saj lehtësuese ndaj biznesit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›