E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më 8 maj, do fitojmë me Bashën në Tiranë dhe Arifin në Pukë”

26-04-2011 / Gazeta 55

Jozefina Topalli

“Aleanca për Qytetarin” prezanton kandidatin Beqir Arifi për kreun e Bashkisë së Pukës. I pranishëm Kryeministri, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kreu i Kuvendit në fjalën e saj ka ftuar gjithë qytetarët e Pukës të votojnë për kandidatët e djathtë, ndërsa shprehur bindjen për fitoren e 8 Majit.
“Në 8 Maj ne do fitojmë më Bashën në Tiranë dhe Arifin në Pukë”, tha Topalli. Më pas bëri një ekspoze të gjithë investime dhe arritjeve gjatë kohës së qeverisjes së mazhorancës.
“Ne mbajtëm premtimet, shqiptarët lëvizin të lirë. Berisha solli heqjen e vizave. Edhe pse disa kërkuan bllokimin e vizave, ne ja dolëm mbanë”, ka deklaruar Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Më tej ajo vijoi se Shqipëria është i vetmi ve
nd në rajon që ka rritje ekonomike.
Ajo tha se kemi treguar se liria funksionon. Sipas saj janë rritur rrogat dhe dyfishuar pensionet. Ndërsa duke ju referuar opozitës tha se ajo është alternative dhe shpifjeve. Ajo i ka ftuar qytetarët e Pukës të votojnë Arifin dhe gjithë kandidatët e djathtë në komunat e Pukës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›