E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy studentet në koma nisennë mesditë për kurim në Vjenë

Të tjera rreth shkrimit Babai: I lumtur që e kam gjallë TRIANE- Dy vajzat e aksidentit tragjik të Himarës, të cilat momentalisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, do nisen për kurim në Austri.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se avioni do të mbërrijë sot në orën 12:00 në aeroportin e Rinasit. Studentet Florije Peci dhe Eriselda Gubere do të drejtohen drejt Austrisë për t’iu nënshtruar mjekimit në klinikat më të specializuara atje. Lajmi u bë publik dje nga Shqiptarja.com dhe A1 Report dhe më pas u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ambasadori austriak, Florian Rauning.

“Me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, kemi bashkëpunuar dhe i jemi mirënjohës se në një komunikim të gjatë dhe pa orar dhe duke komunikuar me Raiffeisen Bank dhe me faktorë të tjerë, kemi arritur në një zgjidhje të përbashkët që të kemi një zgjidhje pozitive, trajtimin e vajzave në klinikë të specializuar në Austri. Do të falenderoja Raiffeisen Bank për transportin e kualifikuar. Në këtë mënyrë hapen mundësi të reja për një trajtim pozitiv dhe shpresëmadh, sepse miqtë e mirë duken në ditë të vështira Kemi lajme të mira nga Vlora, 5 vajza kanë lënë spitalin.  Është një lajm pozitiv, vajzat e tjera në spitalin e Vlorës vazhdojnë të jenë në një gjendje mjaft të mirë. Edhe në Spitalin Ushtarak gjendja është e mirë, stacionare, jemi shpresëplotë që ato që nuk kanë komplikacione të tjera do të fillojnë të lënë spitalin" deklaroi dje  Vasili.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›