E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 112 kg kanabis pranë kufirit Shqipëri-Greqi

Kapen 112 kg kanabis në zonën pranë kufirit Shqipëri-Greqi, në Janinë.
 

Policia greke ka sekuestruar lëndën narkotike në një makinë që ishte aksidentuar në aksin Kefalovris-Janinë.
 

Mësohet se dy personat të cilët mendohet të jenë shqiptarë kanë braktisur makinën pasi automjeti është përplasur me një shtyllë.
 

Ndërkohë policia greke po vazhdon kërkimet për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›