Aksidenti i Himarës, dy studentet nisen sot në Vjenë
Dy studentet e plagosura rëndë në aksidentin e së hënës në Himarë, Florije Peci dhe Brisejda Gubere do të dërgohen sot për kurim në Vjenë. Trasportimi i tyre do të bëhet mëngjesin e sotëm me një avion sanitar.
Sipas mjekëve Florije Peçi ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në mushkëri dhe në kokë, ndërsa Briselda Guberi ka dëmtime të rënda në organet e brendshme.
Edhe studentja Kaltra Polozhani ka patologji të rënda, por sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.
Në Spitalin Ushtarak po trajtohen 14 studente, 9 janë në terapi intensive ndërsa pesë janë jashtë rrezikut për jetën.
Në aksidentin e 21 majit te Ura e Vishës,në Himarë, humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", shoferi dhe i fejuari i një studenteje, kjo e fundit e plagosur bashkë 25 studente të tjera.