Lewandowski me penallti, Barcelona fiton në shtëpinë e Osasunës

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të vuajtur, 2-1 në fushën e Osasunës. Një sfidë emocionuese me katalanasit që arritën të gjejnë golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë. Me një asistim të Gundogan, Kounde arriti të dërgojë topin në rrjetë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin 1-0.
Formacioni i Xavit nuk krijon më në pjesën e dytë dhe skuadra e Pamplona nisi të fitojë besim, i shtyrë dhe nga sulmuesi Àvila, i cili në minutën e 76-të shpiku një goditje madhështor nga skaji që nuk i la asnjë rrugëdalje Ter Stegenit. Kur ndeshja dukej se ishte e orientuar drejt barazimit, vjen episodi vendimtar: penallti për Barcelonën dhe përjashtimi për Catena (pas konsultimit me VAR) për një faull ndaj Lewandowskit. Polaku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe në minutën e 85-të u dha fitoren katalanasve, tashmë 10 pikë në renditje. Osasuna, nga ana tjetër, mbetet në gjashtë.