Dy surprizat e Rames/ Mberritja ne tryeze dhe terheqja nga fletet e votimit

Ne tryezen ku me pare kishte mohuar pranine dhe te cilen e priste te rrumbullaket dhe jo me kend kreu socialist Edi Rama i dorezoi dje Kryeministrit Berisha oferten e tij politike per daljen nga ngerci
Nje oferte qe specifikon detaje te hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 por qe ne asnje rresht nuk permend kerkesen per hetimin e kutive. Surprize vajtja e paparalajmeruar ne tryezen e djeshme te thirrur nga Kryeministri Sali Berisha i ka lene vend befasise tjeter te kryesocialistit Edi Rama ku permes nje oferte te hedhur mbi leter PS-ja heq dore nga hetimi i fleteve te votimit.
Ne tryezen ku me pare kishte mohuar pranine dhe te cilen e priste te rrumbullaket kreu socialist i dorezoi Kryeministrit Berisha oferten e tij politike per daljen nga ngerci politik. Kam ardhur ketu me nje oferte eshte nje oferte per ta ngritur komisionin parlamentar nje ore me pare dhe vetem me ngritjen e ketij komisioni parlamentar ne fillojme paralelisht punen per reformen zgjedhore. Kopjen time te vetme do tia jap problemit tim te vetem - tha Rama. Ne kerkesen e re qe kryesocialisti Edi Rama i paraqiti mazhorances ne tryezen e partive parlamentare per reformen nuk citohet hetimi per fletet e votimit. Ne projektvendimin qe 55 deputetet socialiste kane firmosur dhe kerkojne te miratohet nga Parlamenti kerkohet qe procesi i hetimit te komisionit hetimor te perfshije administrimin e dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore dhe objekti i veprimtarise se komisionit te jete i pakufizuar per dokumentet qe perfshihen ne kutite e materialeve zgjedhore. Ne oferten e mehershme te bere nga kryetari i grupit parlamentar socialist Ruci Partia Socialiste kerkoi hetim per materialet zgjedhore dhe per fletet e votimit do ti drejtoheshin vete Komisionit te Venecias per interpretim. Por ne draftin qe Rama prezantoi ne tryezen e thirrur nga kreu i mazhorances Komisioni i Venecias nuk permendet ne asnje paragraf. Fjala flete votimi nuk shkruhet ne asnje nga 8 faqet e recetes se re. Vete Rama pavaresisht se ka marre garanci nga kreu i mazhorances se fletet nuk do te digjen nuk ka preferuar te flase se cili do te jete hapi qe do te hedhin socialistet per kete ceshtje.
Por ajo cka socialistet kerkojne ne kembim te votes per Kodin Zgjedhor eshte nje komision hetimor parlamentar per 28 qershorin. Gjate 4 muajve 15 anetaret e tij do te hetojne kutite e materialeve zgjedhore te cilat KQZ do tia vendose ne dispozicion.Komisioni hetimor duhet te kete shumice dhe kryesim te majte dhe ne fund te punes ti prezantoje Kuvendit raportin per pergjegjesite institucionale. Raporti do te shoqerohet edhe me rekomandime per reformen zgjedhore dhe ndryshimin e kodit si dhe padi ne prokurori per shkelesit. Objekt i hetimit do te jene listat e zgjedhesve kartat e identitetit parregullsite gjate votimit perdorimi i fondeve publike procesi i numerimit keqperdorimi i administrates dhe lirimi i te burgosurve. Por ne asnje pike te kerkeses te firmosur nga 55 deputete socialiste nuk permenden fletet e votimit dhe Komisioni i Venecias te cilat ndane Rucin dhe Patozin gjate negociatave te meparshme. Rama theksoi se shqiptaret nuk kane nevoje per nje Kod te ri Zgjedhor por per zbatimin me korrektesi te tij. Sipas tij moszbatimi sjell deformime ashtu si ne rastin e 28 qershorit. Edi Rama kerkoi ne tryezen e partive politike ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. Rama tha se paralelisht me komisionin hetimor jane gati te kontribuojne per reformen zgjedhore.
Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i kontribuuan Kodit Zgjedhor i deformuan shkeljet e Kodit Zgjedhor. Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri por zbatimi i kodit. Neve na duhet qe ligjet qe miratojme ti zbatojme. Gjithsesi mes replikave dhe batutave dy lideret Berisha dhe Rama rane dakord qe puna per komisionin dhe reformen te vazhdohet me tej edhe pse jo ne nivel kryetaresh.
Batutat dhe replikat mes Berishes e Rames
Rama Dua te them disa fjale lidhur me kete tryeze qe per hir se te vertetes do e donim te rrumbullaket dhe jo me maje kendi ne krahun e qeverise te dale nga zgjedhjet te kontestuara. Nje tryeze ku njeri kryetar opozite njeri ketu ku jam une dhe tjetri ne fund fare.
Berisha qesh nderkohe qe largon karrigen nga kendi si per te krijuar sado pak rrumbullakesine e tavolines.
Rama Dua te them qysh ne fillim se ne e kemi bere nje tryeze me zemer te hapur kemi nje tryeze te konsensusit duke vene interesin e vendit mbi cdo thirrje te nje tradite konfliktuale duke i dhene per here te pare pruralizmit nje tryeze fiks 9 muaj para zgjedhjeve. Por morem ca zgjedhje qe thyen besimin tone
Berisha Se pari dua tju pershendes dhe tju falenderoj per pranine tuaj ne kete takim te pare i cili ka per qellim te vetem e kryesor nje perpjekje te perbashket per ti dhene pergjigjen me te mire kuadrit ligjor udhezimeve vendimeve per zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje demokratike qe sic u shprehen te gjithe vezhguesit plotesuan shumicen e standardeve te OSBE-se pra standardeve nderkombetare zgjedhje ne te cilat nuk pati asnje prove per manipulim te rezultatit apo numerim te parregullt.
Rama Kam ardhur ketu jo me nje fjalim por me nje oferte qe eshte ngritja e komisionit parlamentar nje ore e me pare. Kete oferte do ta shperndajme per mediat ndersa kopjen e vetme une ia jap problemit tim te vetem Letren me propozime Rama me te qeshur ia jep Kryeministrit Sali Berisha.
Berisha Une kam bere oferten time. Ju garantoj se ky dokument do te shqyrtohet me seriozitet dhe e them kete me sinqeritet te plote. Une do te kisha folur pak me gjate por prania e opozites ketu e ben me shpresedhenes realizimin e asaj oferte te cilen une e kam bere me zemer te hapur qe opozita te hartoje e te paraqese te gjitha amendamentet qe mendon se jane te domosdoshme te marre mendimin e OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecias. Votat e shumices do te jene pa asnje medyshje ne drejtim te saj.
Rama Z.Berisha ju jeni i sinqerte kur beni oferten por i pasinqerte kur zbatoni ligjin.
Berisha I them zotit Rama qe dhe tri jete po ti kete dhe te rremoje nuk do gjeje gje tjeter vecse sinqeritetin e kundershtarit te tij. Me kot do lodhesh qe te gjesh gje tjeter pervec sinqeritetit te plote. Nuk bej oferte me zemer te thyer.
Rama U vodhen zgjedhjet komisionaret...
Berisha E vetmja gje qe smund te bej eshte se nuk mund te quaj nuk mund te flas per krim kolektiv nuk mund ti quaj qytetaret shqiptare hajdut pa patur asnje prove per ta. Nuk mund te flas se 40 mije komisionere dhe vezhgues ne cdo qender votimi dhe kur me te drejte veto per here te pare ne historine e zgjedhjeve paskan kryer megavjedhje votash. Komisioneret i kishim njesoj. Ata ishin engjej...
Berisha Une propozoj per ta vazhduar tryezen ne nivel ekspertesh.
Rama Nuk do te nise asnje proces me tryeza parlamentare perfaqesuesish pa u marre ne konsiderate kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit.