Dy të arrestuar për vrasje në tentativë

Drejtoria e Policisë Vlorë
Vlorë – Janë arrestuar në flagrancë dy persona për vrasje të mbetur në tentativë. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Selenicës në afërsi të tregut, dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të shtetasit N. Xh., 41 vjeç, lindur në Vlorë e banues në lagjen Minatori Selenicë. Ata më pas janë larguar me shpejtësi me një autoveturë.
Menjëherë mbas marrjes së këtij njoftimi policia është vënë në ndjekje të autorëve, duke bllokuar drejtimet kryesore te mundshme që mund të shfrytëzoheshin nga autorët për tju fshehur kërkimit e arrestimit.
Pas disa minutash ndjekje dhe kërkimi forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tyre. Autorët e tentativës për vraje janë: Altinit Aliaj, 34 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banke dhe Armando Shakaj, 26 vjeç.