E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet parlamentare, QSP: Debati bëhet vetëm politik

Komisionet parlamentare gjatë shqyrtimit të ligjeve që vijnë nga ekzekutivi diskutojnë politikisht dhe pa u futur në terma konkretë teknike.Vlerësimi i radhës për punën e kuvendit ka ardhur nga qendra për studime parlamentare, e cila ka monitoruar për katër muaj punën në komionin e ligjeve dhe atë të ekonomisë.

Sipas drejtores së kësaj qendre Elira Zaka nga monitorimi rezulton që deputetët e mazhorancës e cilësojnë të mirë një projket të ardhur nga qeveria ndërsa deputetët e opozitës e cilësojnë si jo të mirë, duke bërë që palët të shprehen politikisht për to.
Qendra për studime parlamentare vëren se nga monitorimi i aktiviteteteve parlamentare vihet re mungesë e transperanncës në punën e komisioneve, duke kufizuar informacionin për palët e interesuara dhe në veçanti për shoqërinë civile.

Raporti i kësaj qendre u fokusua në monitorimin e saj për punën e Kuvendit gjatë katër muajve nga nëntori i vitit të shkuar deri në shkurtin e këtij viti. Ky monitorim u krye me mbështetjen e fondacionit SOROS i cili ka zbatuar projektin me titull pjesëmarrja e publikut në ligj bërje si dhe procesi i vendimarrjes në Kuvend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›