E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, atentat ndaj 41-vjeçarit, 2 në pranga

Burime nga Vlora bëjnë të ditur se dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin një 41-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës ku shtetasit Altin Aliaj 34 vjeç dhe Armando Shakaj 26 vjeç kanë qëlluar me armë 41-vjeçarin me inicialet N.Xh por fatmirësisht ai nuk është lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e dy autorëve. Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë me akuzën tentativë vrasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›