E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armët kimike, debate në komisionin e sigurisë

Prania e dyshuar e armëve kimike në Shqipëri krijon debate në komisionin e sigurisë ku ka dhënë shpjegim ministri i mbrojtjes Arben Imami
 

Deputeti socialist Ilir Gjoni ngriti pretendimin se në vendin tonë ka edhe magazina ku mbahen armë kimike bakterologjike të ushtrisë, gjë qu mohura nga ministri Imami.
 

Replika ka pasur edhe për emërimin e gjeneralëve të lartë në ushtri, që sipas opozitës bëhen mbi kritere politike si dhe të drjetën e vlerësimit ekstra që ka shefi i shtabit në këto emërime.
 

Ndërkaq ministri i mbrotjes Arben Imami kërkoi me ngulm që ligji i ri i shërbimit informativ të ushtrisë të përcaktojë qartë funskionet e tij duke lajmëruar edhë kalimi i këtij shërbimi në një drejtori më vete me synimin e ndarjes nga SHISH.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›