Dy te majte ne gare per qytetin e gurte
Gjirokastra njihet si keshtjelle e se majtes pasi ne pese mandate te pushtetit vendor vetem nje eshte qeverisur nga PD ne vitet 1996-2000 me kryetar Ylli Asllanin sot keshilltar i Kryeministrit Berisha per pushtetin vendor. Te gjitha mandatet e tjera jane konsumuar nga te majtet perkatesisht nga Bashkim Fino 1992-1996 mjeku Murat Kai 2000-2004 dhe dy mandatet e fundit nga Flamur Bime. Pavaresisht nga tradita dhe opinioni se Gjirokastra tenton nga e majta kesaj here punet jane ndryshe pasi te dy kandidatet vijne nga e majta por jane perballe si produkt i konflikteve dhe percarjes ne kete kamp. Lufta midis llojit per njerin nga kandidatet e majte dhe pikerisht per Sinojmerin kesaj here ka edhe bekimin dhe perkrahjen e fuqishme te se djathtes. Ky fakt dhe angazhimi i plote i ish-deputetit socialist Vangjel Tavo e komplikojne dhe e bejne te paparashikueshem rezultatin. Duhet thene qe tre deputetet e se djathtes Ruli Ksera dhe Tavo kane ndezur fuqishem motoret nderkohe qe Bime duket i pambeshtetur nga qendra.
Avantazhi im kryesor eshte puna dhe vetem puna logoja dhe motoja ime ka qene e mbetet puna dhe une i falem vetem tempullit te punes thote Bime ne kerkim te mandatit te trete.
Mirepo nga kampi tjeter vijne si mesazhe dhe spote ne televizionet lokale imazhet e pallatit te rrenuar dhe te tre jeteve te humbura nen germadha. Lejet e ndertimit per familjaret e tij dhe betonizimi i zones historike. Bashkia eshte e te gjitheve dhe jo monopol vetem i Bimes i vellait dhe kunatit te tij qe jane te vetmit qe ndertojne ne Gjirokaster thote kundershtari i cili i meshon edhe faktit qe vendimi per kandidimin e Bimes ishte i veshtire edhe per vete PS-ne.