E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Lushnje, prezanton Albert Sanxhakun

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimi Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin për koalicionin “aleanca për qytetarin” Albert Sanxhaku.
 

Në fjalën e tij kreu i LSI-së Meta është shprehur i bindur se Albert Sanxhaku do të jetë i fitues i zgjedhjeve në Lushnje duke fituar edhe 2/3 e votive.
 

Gjithashtu Meta ka premtuar se në vitin e parë të mandatit të dytë si kryetar bashkie Sanxhaku do të bëjë të mundur ndërtimin e parkut industrial të Lushnjes.
 

Meta gjithashtu theksoi se në muajin qershor do të bëhet I mundur edhe përfundimi i projektit madhor për të zgjidhur problemin e ujit dhe kanalizimet për qytetin e Lushnjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›