PS e Fierit kerkon ndihme nderkombetare
Partia Socialiste e Fierit kerkon nga institucionet nderkombetare dhe ambasadat perendimore ne Shqiperi qe te reagojne ne lidhje me incidentet e fushates elektorale. Dega e PS-se se Fierit ka dale dje me nje deklarate me ane te se ciles kritikon punen e prokurorise per hetimin e kercenimit ndaj kandidatit te saj ne Komunen Kuman Banush Gjoni nga nje militant i Partise Demokratike. Vete kandidati i kercenuar ka treguar dje per Shqip se punonjesi i komunes Fadil Toska tentoi ta qellonte me thike. Megjithate Gjoni thote se ngjarja nuk e ka frikesuar dhe do te vazhdoje fushaten. Nga ana tjeter Beqir Toska tregon nje version tjeter te ngjarjes. Ai thote se nuk e ka takuar per asnje moment kandidatin dhe se mbremjen 19 prillit kur pretendohet te kete ndodhur incidenti ai ka qene ne Fier tek e bija. Nga ana tjeter Partia Socialiste e Fierit duket e pakenaqur me reagimin e prokurorise per kete ngjarje. Ne nje konference per shtyp paraditen e se enjtes kryetari i organizates se PS-se se rrethit Xhevit Bushi deklaroi se ne si parti e denojme kete akt te rende ndersa u bejme apel autoriteteve shteterore qe te marrin masat jo vetem per sigurimin e jetes dhe qetesise publike por te premtojne edhe zhvillim normal te zgjedhjeve te majit. Ky normalitet duhet te vendoset edhe ne ato zona ku PD deklaron se ka bastione dhe regjistron presione te renda nga popullates e cila qendron indiferente ndaj angazhimeve te partive te cdo spektri. Pike se pari apeli yne vjen per Prokurorise e Rrethit Gjyqesor te Fierit e cila duhet te veproje perballe ketyre rasteve. Sipas Bushit eshte pritur qe prokuroria e rrethit te pakten te therriste per te sqaruar ceshtjen e te denoncuarit por kjo nuk ka ndodhur. Ne keto kushte pas perseritjes se thirrjes per prokurorine Xhevit Bushi u beri apel edhe organizmave nderkombetare si OSBE-ODHIR edhe ambasadave te vendosura ne vend dhe vecanerisht asaj amerikane qe te nderhyjne perballe ngjarjeve te tilla qe kercenojne qetesine e procesit parazgjedhor.