E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo perplasjeve per flamujt partiake

Berisha

Duke folur ne mbledhjen e qeverise Kryeministri Berisha u beri thirrje te gjithe shqiptareve qe te mos provokojne dhe perfshihen ne akte dhune. Ftoj partite qe te japin kontributin personal per nje proces sa me themelor procesin e integrimit te vendit ne BE. Ndaj dhe thirrja ime eshte te shmangin cdo akt dhune tensionimi e fanatizmi. Ata qe verberisht i lejojne vetes akte dhune tensionojne situaten duhet ta dine se ne menyre absolute veprojne kunder interesave jetike te shqiptareve edhe vetes se tyre deklaroi Berisha. Ai i kerkoi policise te mos toleroje asnje incident te tille. Secili eshte i lire tha Kryeministri te provoje simbolet e forces politike qe mbeshtet dhe askush nuk ka te drejte ti cenoje ato. Iu bej thirrje organeve te rendit qe te tregojne zero tolerance ndaj cdo lloj abuzimi. Atyre qe perplasen per problemet e flamujve kam kete mesazh se ato flamuj jane flamuj te pluralizmit. Secili te votoje per flamurin e tij por dhe te respektoje flamurin tjeter. Keto zgjedhje duhet te jene te lira e te ndershme theksoi Berisha. Kryeministri shtoi me tej se zgjedhjet karakteri i tyre percaktohet para se gjithash e mbi te gjitha nga zbatimi i ligjit zgjedhor dhe ligjeve te tjera te lidhura me zgjedhjet. do qytetar cdo komisioner cdo anetar i organizatave te shoqerise civile ka shansin e madh te ndihmoje ne kete proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›