Dy të rinj shqiptarë, zbulim shkencor mbi studimin dhe ruajtjen e shpendëve të egër

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Dy të rinj shqiptarë, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Mirjan Topi dhe Ferdinand Bego, kanë bërë një zbulim shkencor mbi studimin dhe ruajtjen e shpendëve të egër.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot krenar për këtë zbulim shkencor, i cili, theksoi kreu i qeverisë ka marrë një vëmendje ndërkombëtare në fushën e ornitologjisë si një instrument i ri shkencor, i krijuar plotësisht në Shqipëri.
Mjeti inovativ quhet “Laguna e Nartës” dhe përdoret për kapjen e kontrolluar të shpendëve, me qëllim kërkimor.
Zbulimi i tyre është tashmë i publikuar në Revistën Shkencore Ndërkombëtare të Studimit të Shpendëve të Rendit të Baltakëve, duke vendosur një pikë referimi për ornitologjinë shqiptare.
Zonat e mbrojtura në Shqipëri shquhen për diversitetin e botës së gjallë ndërkohë që janë rigjallëruar nismat për ruajtjen dhe studimin e faunës.
/gj.m/j.p/