E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superjahti “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Superjahti “Yas”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të veçantë në botë, është ankoruar sot në Portin e Durrësit.

Me gjatësi 141 metra dhe dizajn që ngjan me formën e një delfini, “Yas” tërheq vëmendje për arkitekturën e tij moderne dhe strukturën e gjerë të xhamtë.

Ndërtuar fillimisht si një fregatë ushtarake holandeze, anija u transformua në një jaht luksi nga ADM Shipyards në Abu-Dabi.

Jahti mund të akomodojë mbi 60 mysafirë dhe ka një ekuipazh prej rreth 56 personash.

Me dy motorë MTU dhe shpejtësi deri në 26 nyje, “Yas” është një shembull i teknologjisë dhe dizajnit bashkëkohor në industrinë e jahteve.

Vizita e tij në Portin e Durrësit pasqyron rritjen e ndalesave të jahteve ndërkombëtare në bregdetin shqiptar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve portuale.

1 nga 7

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›