Dy të rinjtë e “Mjaft” shoqërohen në polici

Lëvizja “Mjaft” ka zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ku rreth 30 protestues kanë vijuar tubimin para godinës së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas të dhenave të fundit të policisë, mësohet se dy të rinj janë ndaluar pasi kanë qëlluar me vezë drejt selisë së LSI.
Tashmë dy të rinjtë do të ndiqen në gjendje të lirë pasi akuzohen për dhunim prone dhe dhunim të rendit dhe qetësisë publike. Dy të rinjtë janë E. Xhanio 24 vjeç dhe E. Brahimllari, 20 vjeç.