E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje midis demonstruesve dhe policise

Athinë - Në Greqi, në qendër të qytetit e Volos demonstruesit janë përleshur me forcat e policisë. Më pas demonstruesit i janë drejtuar rajonit te policisë së qytetit duke hedhur gurë dhe kutia boje të kuqe kundra policëve, të cilët me ashpërsi u janë përgjigjur me lëndë kimike e gaz lotsjellës.

Si rezultat është shkatërruar një bankë. Gjatë përleshjes nuk ka pasur arrestime dhe te lënduar. Shkak ishte protesta e bërë një natë më pare në qytetin e Larisës rreth 20 km larg Volos…

Ndërkohë, me gjithë përpjekjet e një pas njëshme të qeverisë greke, për të vendosur qetësinë në mbarë vendin, realiteti në fakt po tregon se këtij vendi i duhet kohë akoma për të bërë një gjë të tillë. Protestat, vendosja e bombave dhe djegia e magazinave apo bankave, si dhe përleshjet në stadiumet në mbarë vendin po dëmtojnë imazhin e vendit. Tashmë ngjarjet te tilla që nisën 6 dhjetor të 2008, ku një polic në një proteste studentore vret një 16 vjeçar, janë bërë të zakonshme.

Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›