E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur, një i lënduar

(E plotësuar) Rreth orës 21:10 në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i dytë, shtetas i Bosnjës, mëson Indeksonline.

---

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e rrëzimit të një shtylle elektrike që ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Derisa punëtorët e një firmë po bënin dislokimin e shtyllave nga një vend në tjetrin, për shkak të ndërtimit të autostradës, papritmas është rrezikur shtylla duke i lënë fillimisht tre të lënduar, mirëpo pas 20 minuta njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Florije Ahmeti- Haziraj, zyrtare për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ajo tha se, rasti ka ndodhur sot rreth orës 19 e 30 minuta, në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

“Policia ka pranuar një informatë se në këtë fshat është rrëzuar një shtyllë elektrike dhe tre persona kanë marrë lëndime trupore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas 20 minutave, njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë, përderisa dy të tjerët janë dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”, ka thënë Florije Ahmeti- Haziraj.

Vdekjen e viktimës e ka konstruar mjeku kujdestar i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes. Njësitet përatese të policisë kanë nisur hetimet përkitazi me rastin./ Valdrin Krasniqi / Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›