E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mundet të marrë statusin në dhjetor

“Shqipëria mundet të marrë në dhjetor statusin kandidat për në BE dhe këtë shpresojmë të gjithë, dhe është diçka që mund të arrihet”, është kjo deklarata që ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, bëri për gazetarët pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama.

Kreu i prezencës së BE-së, Ettore Sequi mbërriti mesditën e sotme në selinë rozë ku zhvilloi një takim me kryesocialistin Rama, i cili bashkë me koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane, fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, dhe ashtu sic ka paralajmëruar do të marrë drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Ambasadori në takimin e dytë brenda pak ditësh me kreun e opozitës, gjatë prononcimit për media bëri me dije se në takim u diskutua angazhimi i qeverisë së re për të punuar fort mbi agjendën evropiane të vendit. Sequi tha se Rama e siguri atë se procesi i integrimit do të jetë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues.

“Doja të përgëzoja zotin Rama, por dhe koalicionin e majtë për fitoren. Dëshiroj të marr këtë mundësi të uroj popullin shqiptar. Folëm me zotin Rama të ardhmen Evropiane të Shqipërisë dhe sfidat që ka Shqipëria përpara. Ne diskutuam faktin se agjenda evropiane është në krye të qeverisë se re. Unë i theksova Ramës mbështetjen e BE në mënyrë që të vihet në zbatim kjo agjendë e re. Diskutuam faktin se qeveria do punoj fort për të vënë në zbatim këtë axhende dhe nevoja dhe mënyrën si do të ndodhe kjo. Po ashtu iu referova fjalimit elokuent të zotit Rama që tha se do dominojë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi”, u shpreh Sequi.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, ambasadori Sequi tha se ato treguan se fryma e kompromisit po bëhet element i ri i politikës shqiptare, teksa shtoi se BE pret që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrën dhe kohën e duhur./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›