Dy të vetëvrarë me armë në Durrës dhe Shijak

Policia lokale bëri me dije se burri i ka dhënë fund jetës brenda në banesë, teksa aty nuk ndodhej asnjë nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Forcat e policisë po punojnë për të hetuar rrethanat që kanë çuar 50-vjeçarin Lala në vendimin ekstrem.
Ndërkohë, një tjetër shtetas u gjet i vrarë sot paradite në fshatin Koxhas të Shijakut. Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Sazan Cak, 44-vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë. Burri është gjetur i pajetë nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar më pas edhe policinë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje, ku hetohen rrethanat.
Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Patosit, teksa ndodhej në punë në sektorin e naftës Nr. 6 në Zharrëz. Policia bëri me dije se shtetasi H.T, 60-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë nga goditjet me sende të forta. Ai është shtruar me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje të specializuar për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Burime zyrtare të policisë thanë se dyshohet që 60 vjeçari të jetë goditur nga shtetasit Edmond dhe Altin Hajdini dhe një person i tretë, të cilët kanë shkuar për të vjedhur pjesë të puseve të naftës (skrap). Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, qe ndodhi rreth orës 06.00 të ditës së hënë. /S.Lleshi/Star/
2012-03-05 14:46