Dy tromba për një orkestër
Një koncert simfonik pritet të organizohet në Akademinë e Arteve. Është konsideruar si një koncert, i cili përgjatë mbrëmjes së sotme do të jetë i shoqëruar nga dy tromba dhe orkestra e këtij institucioni. Nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli, eventi, i cili vjen në kuadër të Stinës Koncertore të Dimrit do të interpretohen një repertor i zgjedhur mes kompozitorëve më të njohur në rang ndërkombëtar. Koncerti simfonik është parashikuar që të ekzekutohet nëpërmjet artistëve Elvis Rudin në instrumentin flaut, i cili do të përcjellë Haydn, Joseph – Koncert në C-dur për flaut dhe orkestër harqesh, Sokol Saraçi si dhe Vaso Ristov i cili vjen nga Maqedonia përmes po të njëjtit instrument muzikorë, me pjesët Vivaldi, Antonio- Koncert në C-Dur për dy tromba pikolo in A dhe orkestër harqesh në trombë. Gjithashtu, nga repertori klasik janë shkëputur edhe pjesë si Haudn, Joseph- Simfonia Nr. 104 në D-Dur.