Te pershpejtohet hipotekimi i apartamenteve
Pas nismes se kryebashkiakut te Tiranes Lulzim Basha per hipotekimin e apartamenteve ndertuesit kerkojne pershpejtimin e ketij procesi qe do ti jape shtyse shitjes se banesave dhe do te cliroje nje kapital te konsiderueshem ne ekonomine shqiptare. Ne ceremonine e 10-vjetorit te Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise drejtuesit e saj kane kerkuar ndihmen e qeverise per zgjidhjen e disa problemeve me te cilat perballet sektori. Jemi te gjithe deshmitare te kolapsit qe po kemi ne tregun e banesave dhe mendoj se nje rruge e mire per tu ndermarre eshte pershpejtimi i procesit te hipotekimit - tha Artan Dulaku president i Shoqates se Ndertuesve. Edhe ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh ne nje mendim me ndertuesit se veshtiresite qe hasim aktualisht kerkojne nje vemendje dhe nje bashkepunim me te gjere per te kapercyer veshtiresite e perkohshme dhe per ti dhene qendrueshmerine ne kohe industrise se ndertimit. Pas renies se sektorit te ndertimit qe nisi qe ne vitin 2008 si pasoje edhe e ndikimit te krizes globale kete vit gjerat po premtojne per mire per kete dege te ekonomise. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave gjate tremujorit te pare te ketij viti aktiviteti i ndertimit shenoi nje rritje prej 48 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.