E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i deputetes se PS-se vret djalin e biznesmenit

Kostandin Xhuvani djali i deputetes dhe aktores Luiza Xhuvani shpallet ne kerkim si i dyshuar per vrasjen e Alfred Musabelliut

Policia arreston te dyshuar si bashkepunetore dy shoke te Xhuvanit. Krimi dyshohet pas nje konflikti te disa diteve me pare


Vritet nga shoket ne shtepine e njerit prej tyre djali i biznesmenit te Qytetit Studenti policia shpall ne kerkim si te dyshuar te krimit djalin e deputetes se Partise Socialiste aktores se njohur Luiza Xhuvani dhe regjisorit te njohur Gjergj Xhuvani. Policia e Tiranes konfirmoi dje zyrtarisht se Kostandin Xhuvani 22-vjec me banim ne rrugen Ali Visha ne Tirane eshte i dyshuar si autor i vrasjes se Alfred Musabelliut 26-vjec banues ne rrugen Jorgjia Trulja ne Qytetin Studenti. Musabelliu mesohet se eshte djali i nje biznesmeni me aktivitete te ndryshme kryesisht bare lokale ne Qytetin Studenti.


Vec shpalljes ne kerkim te Kostandin Xhuvanit ne cilesine e personit te dyshuar policia arrestoi me cilesine e personave te dyshuar si autore dhe bashkepunetore ne krim Albi Zelen 23-vjec Donald Ymeri 22-vjec te dy banues ne Tirane ne rrugen Ali Visha. Krimi mendohet te kete lidhje me nje konflikt te nisur prej ditesh nga dy grupe te perfshire ne konflikt. Ende nuk dihen shkaqet e sakta te krimit ndersa policia dyshon se pervec konfliktit te nisur dite me pare mes paleve ngjarja mund te kete lidhje me probleme te tjera qe mund te kene shoqeruar palet gjate javeve te fundit.


Vrasja
Mesnaten e te premtes duke u gdhire dita e djeshme Alfred Musabelliu bashke me nje shok tjeter i cili sipas policise ende nuk dihet se cili eshte kane shkuar ne banesen e Aldi Zeles per tu sqaruar. Zela mesohet se ka qene ne banese me shoke te tjere ndersa telefonatave dhe trokitjeve te deres se Musabelliut Zela nuk i eshte pergjigjur duke mos pranuar njekohesisht te hape deren. Nga hetimet e para te kryera nga policia mesohet se viktima Alfred Musabelliu ka shkuar ne banesen e Aldi Zeles ne rrugen Ali Visha bashke me nje shok tjeter per tu sqaruar me Aldi Zelen dhe shoket e tjere te tij. Pasi ka hyre ne shtepi nga muri rrethues i shtepise duke shfrytezuar nje veture SEAT ne pronesi te Zeles qe ndodhej jashte personat kane hyre ne banese ku mendohet se jane konfliktuar.


Policia nuk dha detaje mbi rrethanat e ngjarjes por besohet se viktima eshte qelluar ne banje me nje pistolete TT ndersa ka marre nje plage ne koke. Dje ne mesdite pellgu i gjakut ishte i dukshem ne banjen e shtepise se familjes Zela ne rrugen Ali Visha ndersa shtepia dy kateshe dukej krejtesisht e braktisur dhe per disa ore aty kane qendruar disa punonjes policie qe ruanin banesen. Nga hetimet e para te kryera nga policia mesohet se Kostandin Xhuvani ka qelluar ne koke Musballiun ndersa ai mbeti i vdekur ne vend per shkak te plages se marre. Ende nuk dihen rrethanat se ka precipituar situata deri ne vrasjen e Musabelliut nga Xhuvani por policia tha se ky i fundit dyshohet te jete autori kryesor i krimit. Burime te ndryshme te policise flisnin per faktin se nje prej personave ne kohen e konfliktit qe pasoi me ngjarjen e rende mund te kete qene nen efektin e alkoolit apo te lendeve narkotike.


Hetimi
Mengjesin e djeshem policia u njoftua se nje person ishte gjetur i vdekur ne nje banese ne rrugen Ali Visha. Pas mberritjes se policise ne vendin e ngjarjes u identifikuan si autor te dyshuar te krimit Aldi Zela pronar i shtepise ku ndodhi vrasja Donald Ymeri 22-vjec me banim ne Tirane. Te dy keta u shoqeruan ne drejtorine e Policise se Tiranes dhe nga hetimi ata mesohet se pranuan bashkepunimin e tyre ne kete ngjarje. Nderkaq ata pretenduan se autor kryesor i dyshuar i krimit ishte djali kinematografeve te njohur Gjergj e Luiza Xhuvani. Sipas tyre djali i deputetes se PS-se qelloi dy here me pistolete ne koke Musabelliun duke e lene te vdekur.


Vec dy personave ne cilesine e bashkepunetoreve ne krim policia mesohet se ka marre edhe deshmi te tjera qe provojne se sipas saj autori i krimit eshte Kostandin Xhuvani. Po keshtu policia ka kryer veprime te ndryshme hetimore si keqyrje e vendit te ngjarjes marrje dhe fiksim gjurmesh fiksim i gjurmeve te gjakut qe pritet te dergohet per ekzaminim biologjik ne Institutin e Policise Shkencore. Po keshtu mesohet se ne vendin e ngjarjes policia ka fiksuar dhe administruar dy gezhoja pistolete te markes TT te cilat mendohet se jane te armes nga e cila jane qitur predhat qe i jane gjetur ne koke te vrarit. Ekspertet kriminaliste mesohet se kane dhene nje opinion te tyrin ne lidhje gezhojat dhe predhat e gjetura ndersa pritet qe ato ti nenshtrohen nje ekspertimi balistik per te kthyer ne prove konstatimet e kryera nga policia ne vendin e ngjarjes. Gjate dites se djeshme policia e kryeqytetit ka kontrolluar disa banesa objekte dhe automjete ku mendohet se mund te fshihej Kostandin Xhuvani 21-vjec i dyshuar si autor i vrasjes se mengjesit te djeshem.


Gjithsesi pavaresisht perpjekjeve policia nuk ka mundur te zbuloje vendndodhjen e mundshme te te arratisurit 22-vjecarit Xhuvani. Zyrtar te Policise se kryeqytetit mesohet se kane mbajtur vazhdimisht kontakte gjate dites se djeshme me familjen e aktoreve te njohur tashme te integruar edhe ne politike. Policia ka kerkuar prej tyre qe te mundohen te vihen ne kontakt me njeriun e tyre me qellim qe ai te dorezohet ndersa mund ti ofroheshin lehtesira ne hetim.


I vrare
Alfred Musabelliu 26-vjec banues ne Tirane

Te arrestuar si te dyshuar per krimin
Albi Zela 23-vjec me banim ne Tirane
Donald Ymeri 22-vjec me banim ne Tirane

I shpallur ne kerkim i dyshuar si autori kryesor i krimit
Kostandin Gjergj Xhuvani 22-vjec me banim ne Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›