Dy vietnamezë blejnë qytetin më të vogël në SHBA
Share
Një qytet, i shpallur si qyteti më i vogël në SHBA, është shitur në një ankand për 900 mijë dollarë.
Buford në Wyoming është blerë nga dy vietnamezë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
Ankandi zgjati vetëm 11 minuta. Pronarët e qytetit tani do ketë një karburant, një dyqan, një shkollë të vitit 1905, një kabinë, 4 hektarë tokë dhe një shtëpi me tre dhoma gjumi.
Njerëz nga 110 vende të botës e kanë ndjekur ankandin live.
Qyteti Buford ka vetëm një banor, Don Sammons.
Ai ka në plan që të dalë në pension duke hequr dorë nga posti i kryebashkiakut.

