E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyshi 67 vjeçar nuk dorëzohet, bëhet baba më në fund (FOTO)

Share

Një gjysh në moshën 67 vjeçare, që i ka mbijetuar 12 atakeve në zemër, për pak sa nuk pësoi edhe një të tillë kur gruaja i tha se ishte shtatzënë.

Britaniku Malcolm Lawrence, një infermier në pension, ishte shumë i sigurt se ishte shumë i vjetër për të bërë një fëmijë me gruan e tij 31 vjeçare, Ann- Marie.

Megjithatë ai pranoi të marrë pjesë në një trajtim për fertilizimin in- vitro.

Dhe dje ai u bë babai i një vajze të shëndetshme..

Të gjithë më thoshin që je shumë i vjetër për të bërë fëmijë, por u tregova që mund tia dal, tha Lawrence, i cili ka një djalë 29 vjeç, që ka dy fëmijë.

Lawrence u takua me Ann Marie kur ajo ishte 19 vjeç. Ata u martuan 11 vjet më parë dhe menjëherë tentuan të ngjizin një fëmijë. Por ai nuk ishte në gjendje të ngjizte një fëmijë në mënyrë natyrale dhe ajo ishte shumë e re për trajtimin in vitro. Atëherë ai dorëzoi një kampion sperme, që u ruajt në spital për 10 vite. Vjet ai kampion sperme u përdor dhe rezultoi efikas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›