E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet e para në Rusi për ligjin anti- gay

Share

Policia në Shën Petersburg të Rusisë ka arrestuar dy persona pasi kanë shkelur ligjin e shumëdebatueshëm të homoseksualëve.

Aktivistët po mbanin parulla ku shkruhej Homoseksualiteti është normal, kur u arrestuan nga forcat e policisë.

Qyteti i dytë më i madh në vend ka miratuar një ligj më 29 shkurt që ndalon deklarimin publik të homoseksualitetit, biseksualitetit dhe transseksualitetit. Kush shkel ligjin dënohet me gjobë 12.800 euro. Sipas këtij shembulli, edhe Duma ruse ka në plan të miratojë një ligj të ngjashëm. Kisha ortodokse e quan homoseksualitetin si një mëkat. Vetëm në vitin 1999 kisha e hoqi homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›