E Diel, 1 Nëntor 2026

I burgosuri tenton të arratiset i veshur si gruaja e tij

Share

I dënuari për trafik droge, Ronaldo Silva, ka gjetur një mënyrë interesante për tu arratisur nga burgu. Braziliani priti kur e shoqja i erdhi për vizitë, i mori sutjenat, fustanin, vuri një paruke dhe u nis të dilte. Madje edhe depiloi krahët dhe këmbët dhe veshi taka.

Por plani i tij dështoi vetëm tek një detaj: ai nuk dinte si të ecte mbi taka.

Një roje syshqiponjë e vuri re se ai edhe pse dukej si femër, nuk ecte si e tillë.

Ai u ndoq derisa doli tek stacioni i autobusit dhe aty policia i vuri prangat dhe e risolli në burg.

Ai i kishte ndërruar rrobat me të shoqen gjatë vizitës javore të saj. Ajo kishte sjellë disa rroba në çantë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›