E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mentor Petrela: "Leka Zogu, ende ne gjendje te rende"

Pretendenti per Fronin Mbreteror, Leka Zogu, vazhdon te ndodhet ne reanimacionin e neurokirurgjise, ne gjendje te renduar per jeten, pavaresisht permiresimeve qe ka pasur. Mentor Petrela, mjeku qe eshte kujdesur prej vitesh per shendetin e Leka Zogut, pohon se ai vuan ne menyre kronike nga demtime te disa organeve, te cilat per shkak te moshes, kane perkeqesuar funksionimin e tyre. Sipas tij, Leka Zogu eshte ne gjendje te ndergjegjshme, por ende ne lufte per jeten. Mjeket gjykojne se pretendenti per Fronin Mbreteror do te qendroje per nje afat te pacaktuar ne spital, por mohojne nisjen e tij ne nje spital jashte vendit.

Profesor me cfare simptomash u paraqit Leka Zogu i Pare dhe si eshte gjendja aktuale e tij?

Mbreti ka nje semundje qe quhet multisistemike, qe do te thote se jane disa sisteme, te cilat jane te interesuara (te prekura) dhe qe kane sjelle nje vuajtje. Per keto arsye, u shtrua ne reanimacionin tone.

Si paraqitet, aktualisht, gjendja?

Nga koha qe ka ardhur, gjendja paraqitet e permiresuar. Ashtu sic e konfirmoi edhe kryeministri, i cili eshte edhe mjek, i cili arrin ta kuptoje, ashtu si edhe une. Situata eshte me e mire, por eshte nje vuajtje e shume sistemeve.

A ka kaluar ne gjendje kome gjate kohes qe ka qene ne spital?

Jo, pacienti nuk ka kaluar ne koma. Ai ka qene i kthjellet per gjate gjithe kohes. Te vetmet probleme jane ato qe theksova, te rendimit te sistemeve, te cilat kane ardhur gradualisht dhe jo ne menyre akute. Sistemet nuk mund te jene te njejta si te nje 70-vjecar dhe te nje 18-vjecar.

Per sa dite mendohet qe do te qendroje i shtruar ne spital?

Per aq kohe sa do te jete e nevojshme, por edhe do te gjykohet, nga ana jone, per permiresimin e shendetit.

A ka gjasa qe shendeti i Leka Zogut te rendohet apo tashme, mund te themi se jemi jashte rrezikut?

Tani jemi ne reanimacion. Kur themi ne reanimacion do te thote ne kufijte mes jetes dhe gjendjes me kritike.

Na eshte thene qe zemra dhe mushkerite kane pasur me shume probleme?

Nuk mund t'i vecoj, eshte multisistemike, pasi pacienti ka vuajtur edhe me pare, por gjendje kome nuk ka pasur. Mbreti, gjate gjithe kohes, ka qene koherent, i vetedijshem, i pergjegjshem ne te gjithe kapacitetin e tij intelektual.

Doktor, do te vazhdoje te qendroje ketu apo keni pare mundesine per ta cuar jashte?

Nuk eshte pare kjo mundesi, madje as nuk eshte kerkuar nga familjaret, pavaresisht nga disponibiliteti i shtetit, sepse eshte ne ato faza dhe parametra, qe nuk ka nevoje per ndonje teknologji apo ekspertize me te specializuar.

Berisha: Ka shenja permiresimi

Kryeministri Berisha vizitoi ne spital trashegimtarin e Fronit te Mbreterise Shqiptare, Leka Zogun, i cili ndodhet i shtruar ne reanimacionin e spitalit nr. 5 ne Tirane. Kryeministri Berisha, pasi u njoh nga ekipi i mjekeve per gjendjen shendetesore dhe ecurine e trajtimit intensiv, pati nje komunikim te shkurter me Leka Zogun. Kryeministri i uroi sherim te shpejte dhe e siguroi mbi mbeshtetjen e qeverise per kapercimin e gjendjes shendetesore. Pas vizites, kryeministri deklaroi per mediat se pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu ka shenja permiresimi dhe u shpreh i bindur se do ta kaperceje situaten. "Eshte nje gershetim patologjie komplekse, por gjendja dhe parametrat ne teresi, sic me njofton ekipi qe ndjek ne menyre permanente, Leken e I, ka shenja te qarta permiresimi. Ajo qe mund te them eshte se komunikova shume mire me te, e gjeta optimist, se do ta kaperceje kete situate, uroj qe te dale sa me shpejt dhe sherim te shpejte nga situata per te cilen erdhi ne spital", u shpreh kryeministri Berisha.

Topi: Komunikova lirshem me Leka Zogun

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, vizitoi ne repartin e neurokirurgjise, Leka Zogun I. Pasi u prit nga i biri, Leka Zogu II, Presidenti Topi u informua fillimisht mbi gjendjen shendetesore duke shprehur njekohesisht, vleresimet per perkujdesjen dhe perkushtimin e treguar nga i gjithe stafi mjekesor. "Sapo vizitova Leka Zogun I, natyrisht, i preokupuar per shendetin e tij, arrita qe te komunikoj lirshem me te. Pavaresisht gjendjes klinike, ai kishte nje komunikim te kthjellet. I urova sherim te shpejte dhe nuk e teprova duke qendruar me shume, sepse gjendje te tilla, patjeter qe kerkojne qetesi. Gjithsesi, komunikimi me te ishte i ngrohte dhe do te thosha, ate qe eshte shume e rendesishme ne te tilla situata, shume i kthjellet", ka pohuar Topi, pas daljes nga reparti i reanimacionit. Nderkohe qe te shumte kane qene personalitetet, te cilet jane interesuar per shendetin e pretendentit per fron mbreteror, Leka Zogut te Pare.

Basha ne spital, viziton Leka Zogun

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka vizituar ne ambientet e spitalit te neurokirurgjise Leka Zogun e pare. I sapo kthyer nga nje vizite ne Kuvajt, Basha ka vendosur te vizitoje pacientin VIP te Neurokirurgjise per ti shprehur personalisht urimet e tij per sherim sa me te shpejte. Leka I shprehu bindjen se vizita e Kryetarit Basha ne Mesdhe ka qene padyshim e suksesshme dhe se Bashkia e Tiranes dhe qytetaret e saj e kane tashme te qarte angazhimin serioz te Kryetarit Basha ne dobi te interesave te qytetit dhe qytetareve. Gjithashtu, Leka Zogu i Pare i uroi suksese te metejshme Kryetarit Basha. Kryetari i Bashkise Tirane, Lulzim Basha shprehu gatishmerine e tij dhe te stafit te Bashkise per te qene afer nevojave te te semurit dhe te familjes se tij gjate kohes se qendrimit te pasardhesit te mbretit te veten te Shqiperise ne Spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›