“Klanet qeveritare të mos pengojnë ekstradimin e Kumbaros”

Familja e Hoxhës thekson se drejtësia po pengohet dhe po vonohet.
Rreth një muaj më parë, Gjykata e Lartë në Tiranë, la në fuqi vendimin për ekstradimin e Kumbaros nga Londra në drejtim të Shqipërisë. “Mirëpo, sot, mbi 1 muaj më vonë, ky vendim akoma nuk është shpallur zyrtarisht nga Gjykata e Lartë. Me këtë vendim Drejtësia e Shqipërisë vendosi për të drejtën, por ajo prapë vazhdon të pengohet. Familja jonë është mirënjohëse ndaj këtij institucioni të shenjtë për vendimin që morën, mirëpo prapë mbetemi të zhgënjyer për shkak se nuk e kanë quar punën deri në fund dhe kjo mund të ndikojë direkt në procesin e ekstradimit ndaj Ilir Kumbaros që mbahet në Angli dhe procesi të zvarritet edhe më tutje”, tha Ardian Hoxha, i biri i Remzi Hoxhës.
Ai bëri apel që drejtësia të mos ndikohet nga klanet mafioze siç i quajti ai për të bërë punën e saj. “I bëj apel Qeverisë së Shqipërisë, Qeverisë së Sali Berishës, që të mos e pengojë Drejtësinë. I bëj apel që të shmangin e presionin politik ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri dhe të dali e vërteta sa më parë. Siç e kam përmendur edhe më herët, çdo ditë që prolongohet ekstradimi i Ilir Kumbaros për në Shqipëri do të thotë: 1 ditë më shumë liri për Ilir Kumbaron, më shumë të holla për avokatët e Ilir Kumbaros, dhe 1 ditë më shumë pushtet për kriminelët”, përfundoi ai.
Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia u rrëmbye dhe u zhduk në vitin 1995 në Lezhë, nga punonjës të Shërbimit Informativ. Katër prej tyre janë aktualisht në proces gjyqësor për këtë çështje. /S.Lleshi/Start/
2011-11-17 10:48