Dy vjet burgim për keqpërdorim seksual të së miturës

Gjykata e Qarkut në Gjilan ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dy vjet burgim Halim Sylqevcin nga Kamenica, për shkak se në qershor të vitit 2012 kishte keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare.
Halim Sylqevci është dënuar me burgim për veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Trupi gjykues, i kryesuar nga Rasim Rasimi, në aktgjykimin e tij e gjeti fajtor Sylqevcin sepse nga muaji prill dhe qershor 2012, për qëllime seksuale, e kishte prekur të dëmtuarën – fëmijë të moshës 12 vjeçare.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri e kishte keqpërdorur, prekur dhe përkëdhelur në pjesët më intime të trupit për qëllime seksuale, megjithëse ai e dinte se e dëmtuara nuk kishte më shumë se 12 vjet, informon rajonipress.
I akuzuari e ka mohuar veprën, duke thënë se e ka ledhatuar dhe prekur vetëm afër qafës, kurse e dëmtuara ka dhënë version tjetër dhe përgjigjen e saj e ka shkruar me shkrim, duke thënë se ka pasur edhe raporte intime.
---
Ndërkaq në Gjilan ka pasur dënim për vjedhje.
Trupi gjykues i Gjykatës së qarkut në Gjilan ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 3 vjet burgim dhe me 300 000 euro gjobë Muhamet Qerkezin, pastaj me 2 vjet e gjysmë burgim Skënder Krasniqin, si dhe me pesë të akuzuarin e tretë Lulzim Krasniqin (që të tre këta nga Obiliqi). Ky i fundit është liruar nga akuza e vjedhjes, në mungesë të provave, por pesë muaj burg i ka “fituar” për armëmbajtje pa leje.
Ky grup ka operuar në relacionin Gjilan-Prishtinë-Obiliq, ndërsa vjedhja më spektakulare ishte ajo e kryer më 19 janar në qendrën tregtare “Drini Market” në Gjilan.
Pos 8 kg ari të vjedhur (me valerë 400 mijë euro), ata kanë marrë edhe para në shumë prej 15 mijë eurove, një armë zjarri me 150 fishekë, si dhe një laptop, njofton rajonipress. Sipas aktakuzës, mallin e vjedhur ata e kanë shitur në vende të ndryshme, duke shkaktuar veprën penale “vjedhje e rëndë”. Gjatë bastisjes, policia në shtëpinë e Muhamet Qerkezit ka gjetur edhe substancë narkotike e llojit marihuanë.
Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori i rastit ka paraqitur ankesë duke mos u pajtuar me dënimet e ulëta të shqiptuara ndaj të akuzuarve./Indeksonline/