E Shtunë, 31 Tetor 2026

I premton motrën për nuse, i merr 13 mijë euro

Një 65-vjeçar, banor i fshatit Sedlarcë e Epërme nga Tetova, i kishte dhënë një gruas shuma të majme të hollash, pasi e kishte bindur se do të ndërmjetësonte për t’u martuar me të motrën që kishte ajo në Dibër.

Pasi i kishte dhënë premtimin, gruaja, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i kishte marrë disa herë atij nën arsyetime të ndryshme të holla në vlerë prej 13 mijë euro, transmeton zhurnal.

Gjatë ditës së mërkurë, “shkuesja” i kishte kërkuar edhe një herë të holla 65-vjeçarit, për kinse pagimin e avokatit, sepse, siç i kishte thënë atij, ishte arrestuar nga Policia dhe ishte në burg 65-vjeçari kishte dyshuar se gruaja që duhej të bëhej “shkuese” po e mashtronte dhe kishte denoncuar rastin në Polici/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›