Ramushi zv/kryeministër dhe 4 ministri për AAK-në

Derisa askush nuk ka pikëpyetje nëse koalicioni midis PDK-së dhe AAK-së do të ndodhë, bisedat midis drejtuesve të dy partive kanë arritur deri te ndarja e dikastereve dhe posteve.
Indeksonline ka mësuar përmes burimeve të veta, që Ramush Haradinaj mund të bëhet zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme. Të paktën kjo është oferta e PDK-së që i ka bërë Haradinajt.
Ndërkaq pesë zëvendëskryeministrit e tjerë, pritet të largohen me përjashtim të kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit.
Kështu, qeveria pritet t’i ketë vetëm dy zëvendëskryeministra: atë për Punë të Brendshme, Ramush Haradinajn dhe për
Punë të Jashtme Behgjet Pacollin.
Por Haradinaj nuk mjaftohet me kaq. Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se edhe katër ministri të tjera, dikastere të rëndësishme të qeverisë mund t’i drejtojë AAK-ja: atë të Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Financave.
Indeksonline mbrëmë ka njoftuar se liderët e të dyja partive Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kanë qenë me një takim të gjatë./Indeksonline/