Dy vrasje në Lushnjë, autori në arrati

Ngjarja ndodhi në një lokal, ku ka humbur jetën shtetasi Marsel Cani dhe Rajmonda Sota, 27-vjeç. Policia identifikoi autorin e krimit të rëndë, shtetasin Erion Cjapi, 32-vjeç, i cili ka qëlluar me breshëri automatiku në lokalin e 27-vjeçares.
Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve dhe punonte e vetme në lokal, pasi bashkëshortin e kishte emigrant në Greqi. Pas hetimeve paraprake, policia dyshon se autori i krimit kishte pasur një lidhje intime me gruan. Konfliktet midis tyre kishin nisur kohë më parë, por mbrëmjen e shkuar kulmoi me shkrepje armësh. Policia ka sekuestruar armën e krimit, por ende nuk ka mundur të kapë autorin. /Start/
2012-05-13 08:04