Erik Lloshi: Fansat jane mbeeshtetja me e madhe per mua
Yllka Selita
Emri i tij ende nuk eshte shume i njohur por nese do te thoshim se ai eshte kengetari i kenges "Ajo eshte Ajo" sigurisht qe do te njihej nga te gjithe te rinjte. Ky eshte kengetari Erik Lloshi i cili me se shumti njohin edhe me grupin e tij nen emrin "Erik&Band" kA sjelle bashkepunime shume te bukura dhe nje nder to eshte dueti me kengetaren e njohur Mariza Ikonomi, por se si ka hyre ne rrugen e kenges dhe cfare pretendon qe te arrij ai ne karrieren e tij e rrefen ne nje inteviste per gazeten "Koha Jone".
Si e keni nisur ju rrugen e kenges?
Rrugen e muzikes e kam filluar shume i vogel, gjithcka ka nisur rreth moshes 5 vjec. Per here te pare ne nje skene kam kenduar ne qytetin tim te lindjes, ne Lushnje. Pas 10 vitesh ishte hera e pare qe organizohej nje festival per femije dhe aty fitova cmimin e pare. Mund te them se gjithcka nisi shume mire, duke vazhduar me vone me shume aktivitete te tjera si Festivali i Shkodres, "Celesi i arte"dhe duke kaluar vitet e duke lene pas koncertet e femijeve, fillova duke u bere pjese e koncerteve per te rritur.
Ju ka shtyre dikush qe te merreni me muziken apo ka qene zgjedhja juaj?
Sic ju thashe, une kam kenduar shume i vogel, ne nje moshe qe nuk mund te zgjidhja vete e nuk mund te kuptoja nese isha i afte apo jo. Kane qene prinderit e mi, ata qe zbuluan talentin tim ne muzike dhe qe me kane shtyre te ndjeke rrugen e muzikes.
Ju keni pasur edhe nje duet me kengetaren Mariza Ikonomi, e kujt ishte ideja per bashkepunimin tuaj?
Po kam realizuar nje bashkepunim me Mariza Ikonomin. Ne fakt kenga "E di" ishte menduar qe une do ta kendoja solo, po rastesisht ne studion e kompozitorit Adrian Hila dhe ne prani te Marizes menduam se realizimi i nje dueti do ta bente me te kompletuar kengen dhe me te suksesshme, mendoj se parashikimi rezultoi pozitiv.
Sot performoni me grupin tuaj cfare mund te na thoni me shume ne lidhje me te?
Grupi im perbehet nga 5 instrumentiste dhe se bashku performojme ne pub-e te ndryshme te tiranes dhe Shqiperis gjithashtu edhe ne diaspore. Luajme muzik live,dhe rryma eshte pergjithesisht pop rok. Repertori yne eshte kryesisht me kenge shqip,dhe besojme se kjo na ben disi te vecant nga grupet e tjera, duke qene se pothuajse te gjithe luajne muzike te huaj.
Fansat e juaj duan te dine me shume per ju, me cfare po merreni momentalisht?
Ne gjithmone jemi pjese e pub-eve ne fundjave,dhe aktualisht jemi ne konkurrim ne "Top-fest 9", performuam ne gjysmefinale dhe me ane te votave te publikut kaluam direkt ne finale, ne te cilen shpresojme shume te dalim me nje cmim.
Ju performoni edhe neper lokale live, mendoni se tashme ka ardhur koha kur muzika live po vleresohet vertet?
Muzikes live po i jepet nje peshe e rendesishme kohet e fundit. Mendoj se publiku eshte lodhur nga pseudo kengetaret dhe kerkon nje muzike te vertet, per kete jam vertet i lumtur sepse keshtu mund te behet diferencimi midis kengetareve.
A eshte Eriku i lidhur apo eshte singel?
Po jam ne nje lidhje dhe ndihem shume mire
Cili eshte komplimenti me i bukur qe keni marre nga fanset e juaja dhe cfare marredheniesh keni me to??
Komplimentet jane te shumta dhe ndihem shume mire qe kam fansa qe dine vertet te me vleresojne per zerin tim dhe per muziken qe bej. I falenderoj pafund sepse jane nje mbeshtetje shume e madhe per mua dhe kete ma treguan dhe me votat e tyre. Kam nje marredhenie shume te mire dhe qe me ane te rrjeteve sociale behet dhe me e afert.
A ka reagime te tyre kur ju shohin ne rruge?
Reagime sigurisht qe ka dhe kjo eshte nje pjese qe me ben te ndihem vertet mire.
Sezoni veror sapo ka filluar cilat jane projektet e juaja?
Momentalisht synimi yne eshte te dalim me nje cmim nga "Top fest" dhe gjate veres do paraqitemi me nje produksion e me nje klip te ri dhe sigurisht qe do jem prezent ne koncerte te ndryshme verore.
Cilat jane prioritete e juaja si grup?
Ne synojme te bejme nje muzike te mire, nje muzike te paster, qe publiku ta doje dhe sigurisht punojme fort per te arritur performanca shume te mira.
Cilat jane rregullat qe nuk duhen thyer sipas jush per te funksionuar gjate nje grup?
Kur je pjese e nje grupi, ke te njejtat objektiva. Nuk mendoj se ka rregulla strikte per kete pjese, por di te them qe nje bashkepunim i fuqishem ne grup, duke pasur dhe pjesetar te talentuar sigurisht do te sjelle sukses gje qe e mban grupin te bashkuar dhe te mendoj per te hedhur te tjera hapa.
A do te keni ndonje bashkepunim tjeter dhe nese po me cilin?
Kemi menduar nje bashkepunim,por nuk dua te flas me shume per kete pjese, me mire e leme surprize.

Ertemiona Mejdani dhe Devis Xherahu: Motoja jone, jetoni jeten si te ishte dita e fundit
Yllka Selita
Ata kane vetem kater muaj qe jane bashke, megjithate duket se jane shume te dashuruar me njeri-tjetrin. Ky eshte cifti me i ri i showbizit shqiptar, Ertemiona Mejdani, Miss Shqiperia 2009 dhe kengetari i suksesshem Devis Xherahu. Dashuria e tyre lindi pas nje miqesie te gjate dhe kripet e kengeve te Devisit, duket se parathene lindjen e nje ndjenje me te forte. Vertet kane pak muaj ne lidhje, por jane nje sinkron ne shume gjera, si te kishin vite qe njiheshin. Ndaj dhe intervisten per suplementin "Koha Tjeter", Ertemiona dhe Devis preferojne ta japin bashke, duke plotesuar njeri-tejtrin. Ata flasin per jeten e tyre te perditshme ne cift, por dhe per projektet qe kane.
Sa kohe u be qe jeni bashke?
Ertemiona: Po kemi me shume se kater muaj, qe pas perfundimit te klipit te Devisit "Akoma se besoj", pra qe nga muaji janar.
Mos ishte klipi qe ju bere pak me te afert, pra nga ajo miqesi qe kishit me pare dhe te kalonit ne nje faze tjeter?
Devis: Sic e kemi thene edhe disa here me pare, ky klip ishte bashkepunimi i dyte i yni dhe keshtu qe nuk besoj se ishte ky klip arsyeja qe ne u lidhem. Por disa gjera vijne atehere kur duhet te vijne, keshtu qe nuk mund te mendosh se kjo ishte arsyeja.
Ju tashme jeni nje cift edhe ne publik, si e perjetoni kete situate apo ishte me interesante kur ishte pak me e fshehte lidhja juaj?
Ertemiona: Po ne ne fakt nuk kemi qene ndonjehere te fshehte, sepse qe ne momentin qe nuk ishim me miq, por me shume se kaq, e kemi deklaruar zyrtarisht qe ne ishim nje cift tashme. Pavaresisht se shpesh gazetaret kane abuzuar duke deklaruar se jane te lidhur duke u mbeshtetur edhe te klipi. Gjithsesi ne sapo u lidhem e kemi deklaruar, prandaj nuk mund t'i pergjigjem pyetjes suaj, sepse ka qene gjithcka shume e hapur dhe nuk mund te bej dallim.
Si po funksionon lidhja juaj ne keto momente, ju po bashkejetoni apo jetoni secili ne shtepine e tij?
Devis: Lidhja jone po funksion shume mire, por ju gazetaret jeni si bletet qe doni te mblidhni nektar nga shume lule, (qesh). Dhe une nuk dua qe te shprehem deri ne kete pike, po kur ta bejme kete gje zyrtare, sigurisht qe do jeni te ftuar edhe per te pire nje kafe.
Devi si eshte Ertemiona ne shtepi, nje vajze e kujdesshme shtepiake, tipike korcare?
Devis: Po te them te verteten kur je nga nje vend, 50 per qind te shume gjerave e ke te zgjidhur, sepse merresh vesh edhe thjesht duke u pare. Dhe sa i perket Ertemiones, si amvise them se eshte ok, por oreksi vjen duke ngrene dhe sa me shume kohe qe te kalojme me njeri-tjetrin aq edhe me shume "provime" do te marre Ertemiona.
A eshte Ertemiona nje kuzhiniere e mire apo hera-heres gatuan ti Devis?
Jo une per te gatuar nuk di pothuajse fare, vec makaronave dhe ndonje veze, tjeter nuk di te bej. Une per fat kam nje nene qe eshte "e semure" per sa i perket gatimit, pastertise dhe gjithmone ka pasur idene qe djali eshte djale, nuk duhet te merret me punet e shtepise sepse duhet te merret me karrieren dhe me kengen. Keshtu qe sic je mesuar ashtu do vazhdosh. Dhe nuk e di, per mire apo per keq, i ka rene kjo barre Ertemiones. Nese do Zoti qe te jemi bashke, e ka kete barre mbi kurriz.
Po Ertemiona sa e ndjen vetet te afte per te gatuar?
Ertemiona: E afte... Mund te them se cdo femer e ka ate deshiren per te mesuar dhe per te qendruar afer mamave kur gatuajne, per te mesuar ndonje gje. Mund te them se tani jam diku ne mes, as specialiste e madhe, e as ndonje qe nuk di te gatuaj.
Si i menaxhoni ju ditet per te kaluar kohen me njeri-tjetrin, duke ditur se Ertemiona eshte ne shkolle dhe Devisi shpesh eshte i angazhuar me performancat e tij live naten?
Ertemiona: Kur eshte deshira per tu takuar sigurisht qe mundesia gjendet. Edhe oret e mesimit mund te lihen, (qesh). Pra gjenden mundesia per te kaluar kohe me njeriun qe dashuron.
A jeni ju xheloze per Devin?
Jo deri ne ekstrem, kuptohet kur shoh gjera qe jane jashte normales, sic do femer reagoj, por Devi nuk me jep shkak per te qene nje xheloze e semure.
Po Devi sa eshte xheloz per Ertemionen, duke qene se ajo mban edhe titullin Miss Shqiperia?
Devis: Une mendoj se kjo puna e xhelozise eshte pak me moshe dhe se cfare kulture ke. Fatmiresisht une jam ne nje moshe dhe kam frekuentuar ambiente te tilla, sa te shoh me nga afer edhe profesionin e Ertemiones si modele. Duke e njohur ate shume mire, e pranoj per kete qe eshte dhe me detajet e ketij profesioni. Dhe duke u nis edhe nga kultura ime, nuk me ka dhene shkak qe te me ngacmoje me shume sec duhet fakti qe ajo eshte Miss Shqiperia per te qene xheloz.
Cili eshte aktiviteti me i fundit ku keni marre pjese ?
Devis: Nuk ishte nje aktivitet i mirefillte, megjithese mori nje format te tille. Nje mbremje do te shkonim ne nje klab ku performonte nje grup rrok gjerman, me pas moren vesh se edhe vellai mikut te tyre ishte kengetar nga Shqiperia. Keshtu me thane nese mund te kendoja edhe une dicka per ta. Nga momenti qe une u cova per nje kenge, perfundova rreth nje ore ne skene dhe une tashme jam mesuar me publikun e huaj, pasi vij nga nje publik i huaj, sic ka qene publiku grek. Nuk me beri pershtypje qe une u gjenda ne skene atje, por me bere pershtypje se si nga nje kenge qe u ngjite te kendoj, publiku dhe klientet atje, nuk me linin te zbrisja nga skena. Me kete rast m'u be edhe nje oferte nga pronari i lokalit, qe kurdo qe te vish je i mirepritur, qe te bisedojme per ndonje marreveshje. Aty kuptova edhe njehere se muzika nuk ka kufi.
Kenga juaj e fundit eshte "Eja" c'mund te na thoni dicka me shume ne lidhje me kete kenge?
Kjo kenge ka nje histori te cuditshme, pasi e kam krijuar muziken vete, kur mesova per vdekjen e Ehitney Hjuston. Une u merzita jashtezakonisht shume dhe mendova qe te hidhja dicka ne leter. Kjo ka qene nje kenga qe une e kam shkruar te gjithe ne nje vije, pa nderprerje. Me pas ia dhashe mikut tim, Jorgo Papingjit per te me bere nje tekst dhe doli kenga me te cilen une do te jem edhe ne gjysemfinale te "Top Fes 9", "Eja". Eshte nje kenge qe eshte pelqyer dhe uroj qe te kaloj edhe ne finale.
Shoh se keni nje tatuazh "Jetoje jeten si te ishte dita jote e fundit", mos valle eshte motoja juaj kjo Devis?
Devis: Motoja jone eshte qe gjithkush ta jetoje jeten ashtu sic i vjen, pra te shijojne gjithcka te bukur qe kane mundesi dhe jua afroj jeta. Pra te mendojne sa me pozitivisht dhe te jene pozitiv sepse jeta eshte shume e shkurter per t'u marre me gjera te kota.
Po per ju Ertemiona?
Ertemiona: Po, derisa ne jemi nje cift, sigurisht qe eshte edhe motoja ime. Do te thoja se kjo eshte motoja jone ne cift dhe do te me pelqente shume qe ta kishin shume njerez se sigurisht qe bota do te ishte me e mire.