E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot në Tiranë konf. e Gjykatave të Larta të Evropës Lindore

Kjo konferencë është nismë e Institutit CEELI me seli në Pragë, por duke parë interesimin dhe përfitimin e vendeve pjesëmarrëse prej saj, kryetarët e Gjykatave të Larta të këtyre shteteve, vendosën unanimisht që kjo konferencë të organizohet çdo vit në një nga vendet pjesëmarrëse.

Në mbështetje të këtij vendimi, Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e “Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore” në datat 14-16 maj 2012. Gjatë punimeve të konferencës do t’i kushtohet vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia dhe gjyqësori si dhe Kryetarët e Gjykatave të Larta, përgjatë punës së tyre të përditshme.

Nisjen e punimeve të konferencën do ta përshëndesin Presidenti Bamir Topi, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu.  Në këtë konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të: Shqipërisë, Azerbaixhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Sllovakisë, Ukrainës dhe gjyqtarë e juristë të shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Start/
 

                                                                                             2012-05-13 10:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›