E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vrasje per pronen, ekstradohet

Lika ka vrare ne '98 Tofik dhe Abdulla Liken dhe ka plagosur dy te tjere

TIRANË - Dy te vrare per ceshtje pronesie, kane sjelle ne pranga diten e djeshme nje te moshuar. Policia e Shtetit, tha zyrtarisht se, 65-vjecari Selman Lika, nga Bushati i Shkodres, i denuar me 25 vjet heqje lirie per "vrasje", eshte ekstraduar paraditen e djeshme nga Italia ne drejtim te vendit tone, per te kryer denimin e dhene nga drejtesia shqiptare. Burime zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, bene te ditur, se "65-vjecari Selman Lika, me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare te Shkodres, ne daten 17 maj te vitit 2000, eshte denuar me 25 vjet heqje lirie per vepren penale te "vrasjes me dashje", dy here, si dhe "armembajtjes pa leje"".

Ngjarja per te cilen akuzohet 65- vjecari Lika, ka ndodhur ne 28 shkurt te vitit 1998, ne lagjen "Likaj" te fshatit Bushat, ne rrethin e Shkodres. Gjate nje grindjeje per shkak te nje konflikti pronesie, 65-vjecari, ne ate kohe, 55 vjec, ka qelluar dhe ka vrare me arme zjarri Tofik dhe Abdulla Liken. Por gjithashtu ai ka plagosur edhe Dritan e Bledar Liken, ne sherrin qe kishte nisur mes tyre.

Pas vrasjes, Lika ishte arratisur nga vendi per t'u fshehur nga policia. Por dhe pse 10 vjet me vone, uniformat blu nuk kane harruar por kishin nisur kerkimet per te gjetur ate. Gjate hetimeve te bera ne terren, policet e Shkodres, kishin bere te mundur gjetjen e 65-vjecarit ne shtetin fqinj Itali. Pas kesaj keta kane njoftuar Interpolin, per te bere dhe kerkesen zyrtare, policise italiane me qellim arrestimin e tij.

Selman Lika, eshte vene ne pranga ne dhjetor te vitit te kaluar 2007, dhe qe nga ajo kohe eshte pergatitur dosja me vendimet dhe akuzat qe rendonin ndaj tij, me qellim sjelljen ne pranga ne vendin tone. Ai do te vuaje tani denimin prej 25 vitesh te dhene nga Gjykata e Shkodres.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›