Pengmarrja qe solli dy viktima
Artan Cena
TIRANË - Ekstradohet nga Greqia, Mihal Shkmi, i akuzuar per marrjen peng te Thelleza Mucos. Pengmarrja e tij dyshohet se eshte shkaku qe coi ne tragjedine e disa muajve me pare, kur Thelleza Muco 33 vjece, (pengu i Shkembit ne 2007) gjeti vdekjen ne burgun e Peqinit, pasi u vra nga burri i saj. Dhe ky i fundit u vetevra se bashku me bashkeshorten ne qeline e takimeve speciale ne burgun e sigurise se larte. Policia e Shtetit beri te ditur nje dite me pare, se ka ekstraduar nga Athina, Mihal Shkembin, 37 vjec, pasi ne daten 11 shtator te vitit 2007, ka marre peng dhe e ka mbajtur ne shtepine e tij, Thelleza Mucon, nga Pogradeci. Burimet zyrtare te uniformave blu thane se, ndaj Shkembit, Gjykata e Pogradecit ne daten 15 shtator 2007, ka caktuar masen e sigurise "arrest ne burg", per vepren penale te "rrembim ose mbajtjes peng personi, ne bashkepunim". Largimi i Mucos, solli dhe tragjedine e pak muajve me pare.
Pengu
Rrembimi ka ndodhur ne fshatin Trebinje te Pogradecit, kur Thelleza Muco eshte marre nga disa te njohur te saj me makine, dhe ne vend te kafes ka perfunduar ne nje shtepi te izoluar ne fshatin Drenove te Korces. Aty e kane mbyllur me celes, deri ne momentin e duhur per ta trafikuar jashte. Edhe pse policia e Pogradecit u sinjalizua se gruaja dhe djali ishin rrembyer, ishte e veshtire gjetja e tyre per faktin se askush nuk dinte drejtimin qe kishin ndjekur trafikantet. Policia ka arritur te zbuloje se planin e rrembimit e kishte organizuar Adriatik Zenollari, nje 36-vjecar nga fshati Pirg i rrethit te Korces. Sipas policise ky ne bashkepunim edhe me dy persona te tjere, e kane marre te rene dhe me pas e kane mbyllur ne shtepine e nje te njohuri te tyre ne fshatin Drenove te Korces, pikerisht te Mihal Shkembit, emigrant ne Greqi.
Lirimi
Sipas policise dhe deshmise se gruas, ne nje moment ajo ka arritur te lidhet me telefon me te shoqin, i cili kryen denimin ne burgun e Peqinit, duke e njoftuar per pengmarrjen. Prej te shoqit informacioni ka arritur ne policine e Korces, e cila organizoi aksionin per gjetjen e saj. Pas zbulimit u arrestua Adriatik Zenollari, si dhe Ervin Gorica, 30 vjec nga Kucova, i cili ruante shtepine. Dyshohet se pronari i shtepise, Mihal Shkembi do te ishte personi qe do te priste gruan pas trafikimit te saj ne Greqi.
Tragjedia ku gjeten vdekjen burre dhe grua
Mynir Muco, i denuar me 22- vjet burgim ka mbytur bashkeshorten me telin qe furnizonte me energji ventilatorin dhe me pas ka vrare veten duke vendosur te dy duart ne shkarkesen elektrike. Ngjarja eshte regjistruar disa muaj me pare ne burgun e sigurise se larte ne Peqin, ne dhomen e takimeve speciale rreth mesdites se 29 korrikut. Mynir Muco nuk e ka pasur aspak te veshtire vrasjen e te shoqes.
Trafikimi
Sipas policise Mihal Shkembi ne bashkepunim edhe me dy persona te tjere e kane marre te rene dhe me pas e kane mbyllur ne shtepine e nje te njohuri te tyre ne fshatin Drenove te Korces, Thelleza Mucon, para me shume se nje viti.