Pastronte pistoleten, veteplagoset gruaja
Lezhe- Nje grua ka mbetur e plagosur ne rrethana misterioze, ndersa policia pas hetimit te kryer e ka cilesuar si nje ngjarje ne pakujdesi. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te se enjtes ne qytetin e Lezhes. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se e demtuara eshte V. L., e cila mori nje plumb pistolete tip "TT' ne trup pas nje shkrehje te pavullnetshme te armes. Fillimisht grupi hetimor dyshoi per nje plagosje te 30 vjecares nga bashkeshorti, pas ndonje grindje te mundshme, por me pas e cilesoi si nje aksident. E demtuara u dergua ne spital nga bashkeshorti dhe pas mjekimit te marre doli nga rreziku per jeten. Grupi hetimor siguroi edhe deshmine e V. L., pak ore pas ngjarjes dhe me pas te burrit te saj. "Gruaja ka marre pistoleten me qellim qe ta pastronte dhe me pas ta fuste ne nje vend te fshehte. Por ne kete moment ka kryer nje qitje te pavullnetshme duke u plagosur ne trup", thane burime zyrtare te policise vendore per ngjarjen. Gjithsesi grupi hetimor po verifikon te gjitha deshmite dhe gjurmet e mbledhura, duke pritur edhe ekspertizen balistike per te dale ne nje konkluzion perfundimtar rreth ngjarjes se klasifikuar si veteplagosje ne pakujdesi.
A.Bushi
A.Bushi