Ekzekutimi i Zinetes, pergjimet zbardhen krimin
BURREL- Pergjimet ambientale dhe telefonike zbardhen krimin e bujshem te ndodhur 11 vite me pare ne qytetin e Burrelit, ku nje grua u ekzekutua afer varrit te bashkeshortit te saj. Prokuroria e Matit zbulon detaje te hetimit te kryer gjate muajve te fundit qe shkunden nga pluhuri dosjen e vitit 1997 per vdekjen misterioze te Zinete Bucit, qe u deklarua si vetevrasje. Dy dite me pare policia ndaloi pas urdher-arresteve dy te dyshuarit kryesore te vrasjes ne fshatin Vig te komunes Macukull, Bujar Bucit e Ylber Karaj, vellait dhe dajes se burrit te Zinetes. Rustem Buci vdiq po ne rrethana misterioze, ndersa u dyshua si akt i bashkeshortes qe e vrau ne gjume tre dite para se te ekzekutohej vete.
Burime te Prokurorise se Matit bene te ditur per gazeten "KJ" se vrasja e Zinete Bucit erdhi pasi ajo dyshohej se kishte hequr qafe ne gjume, bashkeshortin e saj, Rustem Buci, per shkak mosmarreveshjesh. Por tre dite me pas ajo do te ekzekutohej te varrezat e fshatit dhe te dyshuarit qe gjenden nen masen "arrest me burg" te dhene nga gjykata, jane Bujar Buci dhe Ylber Karaj, kurse ne kerkim eshte ende R. Buci.
Me 19 qershor 1997 u krye ceremonia mortore e Rustem Bucit, kurse tre dite me pas sipas hetimeve te Prokurorise, ne shtepine e Zinetes kishin ardhur prinderit nga Devolli i Korces per ta marre. Por te afermit e te ndjerit u kishin thene se do e dergonin ata ne shtepi. Por pasi ka nisur largimi i njerezve te ardhur per ngushellim, te afermit e te ndjerit i kane thene Zinetes se duhet te shkonte per te lene nje tufe lulesh te varri i te shoqit dhe me pas do e dergonin ne Devoll.
Disa metra larg varrezave 35 vjecarja ekzekutohet me bresheri kallashnikovi dhe me pas eshte qelluar nga afer ne koke. Sipas dosjes hetimore, gruaja eshte hedhur ne nje grope te hapur posacerisht pak metra larg varrezave.
Per ngjarjen u perhap lajmi se Zinetja kishte vrare veten ne depresion dhe krimi mbeti mister per 11 vite me radhe. Dy femijet e ciftit jane rritur tek xhaxhallaret pa ditur se cfare kishte ndodhur me prinderit. Djali i ciftit studion ne Itali, kurse vajza ne Shkoder. Prokuroria deklaroi se po mbledh prova te tjera materiale per te zbuluar kete krim per te cilin nuk kishte guxuar te deshmonte askush prej frikes. Pervec pergjimeve te kryera ndaj te dyshuarve, pritet te merren edhe deshmi te te afermve te viktimes dhe te banoreve. Por Prokuroria ka nisur hetimet edhe per te zbuluar rrethanat e vdekjes se Rustem Bucit, per te cilen te afermit dyshuan per bashkeshorten e te ndjerit. Per kete ceshtje do te merret ne pyetje nje person qe do te kthehet nga Italia keto dite dhe qe do te zbardhe te verteten.
A.Ndoja