E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vrasje të frikshme në Tiranë

Vrasja e parë ka ndodhur në Shkozë të kryeqytetit, ku ka mbetur e vdekur një dentiste, ndërsa vrasja e dytë ka ndodhur dy orë më pas në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, ashtu sikurse ju kemi njoftuar më parë.

Vrasja në Shkozë

Viktima në lagjen e Shkozës në Tiranë është Eleni Basho, 35-vjeç, nënë e dy fëmijëve, e cila është qëlluar me tre plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori ose autorët janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe policia gjer më tani nuk ka një pistë të saktë për ngjarjen. Mungesa e ndriçimit, ka ndihmuar autorin për t’u larguar nga vendkrimi.

Pas mbërritjes së forcave të rendit, tre gëzhoja u gjetën në vendngjarje, çka do të ndihmojnë organet e hetimit për të zbardhur krimin. Gëzhojat prej 9 mm janë të një kalibri të rëndë për policinë, çka hidhen dyshime të forta rreth vrasjes. Policia përjashton pistën e grabitjes, pasi viktimës i është gjetur çanta që mbante në krah. Disa persona janë shoqëruar në komisariat, por deri më tani asgjë nuk dihet rreth ngjarjes.

Vrasja e dytë

Dy orë më vonë, në zonën mjaft të populluar “Komuna e Parisit”, u njoftua për një tjetër vrasje. Fillimisht mbetën të plagosur Aleksandër Gocaj si dhe Megi Jokiçi, 25-vjeç. Ata u transportuan me urgjencë në spital, por vajza ndërroi jetë tre orë më vonë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Vajza ka mbetur e plagosur në mënyrë aksidentale, pasi ishte duke parkuar automjetin e saj.

Ky është versioni paraprak i policisë, ndërsa për të lënduarin e dytë bëhet me dije se ai së bashku me shtetasin Genti Mara, kanë qenë një kazino pak minuta para krimit dhe dyshohet se ata kanë qenë shënjestra e atentatorëve. Autorët, pasi qëlluan disa herë, u zhdukën nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar forcave të rendit. Shpejtësia me të cilën udhëtonin, kanë bërë që të aksidentohen lehtë, por kjo nuk i ka ndalur që të largohen sërish. Hetimet për të dyja rastet vazhdojnë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-02-02 23:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›