Vlorë, dy grabitës qëllojnë me armë argjendarin

Policia e Vlorës njoftoi se në lagjen “Osmen Haxhiu” të këtij qyteti, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në një argjendari për të grabitur, duke qëlluar me armë të llojit pistoletë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë së Shtetit dhe kanë kryer verifikimet e para dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Kuzum Baba.
Nga verifikimet e kryera në vend ka rezultuar se argjendaria është në pronësi të shtetasit B. Gj., vjeç 45 banues në lagjen “Lirim” i cili në këtë moment ka qenë brenda dyqanit.
Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale, si dhe është dëmtuar lehtë pronari i këtij dyqani i cili ka marrë mjekim ambulator dhe është larguar nga spitali. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e autorëve, motiveve dhe rrethanave të tjera të kësaj ngjarje. /Start/
2012-02-03 08:54