E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, punonjësi i Përmbarimit plagos me armë 28-vjeçarin

Policia lokale bëri me dije se i lënduar ka mbetur shtetasi A.T., 28-vjeç, lindur në fshatin Kukur Gramsh dhe banues në Tiranë.

Autori i ngjarjes pas veprimit të kryer nga ana e tij u largua në drejtim të paditur. I dëmtuari u dërgua fillimisht ne Spitalin e Gramshit, për të marrë ndihmën e  parë mjekësore, por duke pare qe gjendja e tij ishte tepër e renduar u dërgua ne Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Drejtorisë policisë së Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e policisë Gramsh, prej një harku kohor të shkurtër, bënë të mundur zbulimin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të kësaj ngjarje si dhe arrestimin në flagrancë të tij.

Autori i ngjarjes është shtetasi Fatmir Godole, 36-vjeç, banues ne Elbasan, punonjës i Zyrës Përmbarimit Elbasan, i cili ka qëlluar disa here shtetasin A.T, me armë zjarri tip pistoletë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, pasi motivet janë ende të pa qarta. /Start/

                                                                                             2012-02-03 09:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›