E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati 2 m borë në shumë fshatra, ja rrugët problematike

 Përkeqësimi i motit, që u shoqërua me reshje të dendura dëbore, bëri që të bllokohen dhjetëra rrugë e fshatra kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.

Në shumë zona, trashësia e dëborë është mbi një metër, ndërsa në fshatin Shishtavec të Kukësit, trashësia e dëborës ka arritur gati në 2.5 metër.

Më poshtë bëjmë me dije akset ku qarkullohet me vështirësi

Në qarkun Kukës:

1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjete të vogla,
2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5.    aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm
6.    aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështrësi,
7.    aksi  Kukës - Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i PA kalueshëm,
9.    aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Në të gjitha akset nacionale në këtë Qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:  
1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
5.    aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
7.    aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
8.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.    aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi Qaf Çelë – Pukë - Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
4.    aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
5.    akset Koplik – Razëm,  Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,  
6.    aksi Qafë Mali – Dardhë- Fierz i pakalueshëm,
7.    aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1.    aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2.    aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme.  Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.

Në qarkun Tiranë:
1.    në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.    në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:

1.    aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar të rrugës.
2.    aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1.    aksi rrugor  Kapshticë -Korçë – Qafa Plloç  - Qafë Thanë kalohet me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshme
3.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1.    aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

1.    në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
/Start/

                                                                                             2012-02-03 10:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›